Eros Grezda merr vendimin e papritur në karrierë: Do të pushoj nga futbolli

Eros Grezda ka dhënë pak orë më parë një njoftim që askush nuk e priste. Sulmuesi shqiptar ka komunikuar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” se ka zgjedhur të largohet momentalisht nga futbolli. Një vendim i pazakonte, duke ditur edhe moshën e tij të re, vetëm 29 vjeç.

“Faleminderit Rudesit për mundësinë dhe mirëkuptimin. Kam marrë një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, ka njoftuar Eros Grezda. Sulmuesi nga Gjakova ka qenë pre e dëmtimeve kohët e fundit dhe nuk ka mundur të rikthehet dot në formën e duhur fizike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/