Ernest Muçi është kthyer në “bishë” me trajnerin e ri, futet tek më të mirët e Polonisë

Pas vuajtjeve të mëdha me trajnerin Vukovic, Ernest Muçi është kthyer që të shkëlqejë te Legia e Varshavës. Trajneri i ri te gjigandët polak po jep frytet e veta.

Në ndeshjen e fundit, sulmuesi i Kombëtares arriti që të jap dy asistet në dy golat e shënuara te Legia. Kjo e ka përfshirë Muçin te formacioni më i mirë i javës së 5 në Poloni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *