Ernest Gjoka e mbyll kampionatin para kohe, Shkëndija e Tetovës bën gati shampanjën në Maqedoninë e Veriut

Ernest Gjoka po bëhet gati që të shpallet kampion në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës. Ekipi shqiptar është në vendin e parë dhe këtë herë nuk e rrezikon askush që t’ia heqë titullin nga duart.

Në ditën e sotme arritën që të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Ibrahimit kundër Akademija Pandev. Nga ana tjetër, ndjekësi më i afërt, Shkupi, bëri hapin e gabuar ndaj Belasica duke humbur në shtëpi 0-1.

Diferenca me kreun ka shkuar në 13 pikë kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi i kampionatit. Pra është vetëm çështje kohe që Shkëndija të kurorëzohet si kampione e Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *