Erdhi si afrim i madh në janar, klubi i Zhegrovës përjashton “problematikun” francez pas she.rrit me trajnerin dhe shokët e skuadrës

Hatem Ben Arfa u afrua në muajin janar në organikën e Lille-s. Pavarësisht karakterit të tij të vështirë në të shkuarën, kampionët e Francës e sollën në Ligue 1 si një përformim të rëndësishëm. Por duket se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.

“Problematiku“ francez është bërë sërish çështje dhe këtë herë për sjelljen e tij jashtë fushe.“L‘Equipe“ raporton se lojtari në fjalë është përjashtuar nga klubi deri në një vendim të dytë. Shkak për këtë është bërë she.rri që ai ka pasur me shokun e tij të skuadrës, Djalo. Debati ishte i nxehtë dhe është dashur ndërhyrja e trajnerit, i cili gjithashtu është përballur me nervat e Ben Arfa-së.

Kjo nuk është hera e parë që francezi kthehet në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij, teksa e ka bërë diçka të tillë edhe më parë kur mbante veshur fanellën e PSG-së, duke u konfliktuar me trajnerin e atëhershëm, Unai Emery-në./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *