Ëndrra e Enis Bardhit do të vijojë të mbetet e tillë edhe për të paktën një sezon. Futbollisti shqiptar nuk arrin të përmbushë objektivin e tij, teksa Trabzonspori është eliminuar pak më parë nga Kopenhageni. Turqit barazuan sot 0-0 në shtëpi, por humbja 2-1 në Danimarkë dërgon Kopenhagenin në fazën e grupeve të Champions League.
Enis Bardhi duket se nuk i bëri mirë llogaritë për largimin e tij nga La Liga. Arsyeja e lëvizjes së tij ishte kualikimi për në grupet e Champions League-s, por diçka e tillë u bë e pamundur mbrëmjen e sotme.
“Erdha këtu për të përmbushur ëndrrën time dhe për të luajtur në Champions League”, ishin fjalët e thëna nga mesfushori shqiptar në monentin kur shkoi për të firmosur kontratën. Por tashmë Trabzonsporit i duhet të luajë në grupet e Europa League-s, pasi janë eliminuar në fazën “play off”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/