Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato, me bardhezinjtë që pasi kanë siguruar Ramsejn prej kohësh, tashmë janë pranë Rabio e De Ligt.
Përveçse, përforcimeve që mund të vijnë nga transferimet, drejtuesit bardhezinj duan të ruajnë edhe grupin aktual dhe së fundmi kanë rinovuar kontratën me Rodrigo Bentankur.
#Calciomercato | Ufficiale il rinnovo di #Bentancur con la #Juventus: i dettaglihttps://t.co/AtpEery7Qz
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) 22 juin 2019
Mesfushori uruguajan ka rinovuar zyrtarisht me “Zonjën e Vjetër”, duke u konfirmuar si bardhezi deri në vitin 2024. Kujtojmë, Bentankur erdhi në Torino dy vite më parë nga Boka Zhunior për 12.5 milionë euro.