Epoka “Murinho” mbush Romën me fitore, Kumbulla nuk bind “the special one” për një vend në formacion

Epoka “Mourinho” tek Roma nuk shuhet lehtë, teksa verdhekuqtë kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Udinezes. Do të ishte Abraham në minutën e 36-të, që do të shënonte golin e vetëm të takimit, i cili mjaftoi për të siguruar fitoren e katërt në kampionat. Ajo që e ka karakterizuar më shumë “Mourinhon” gjatë gjithë karrierës së tij si trajner janë kartonat e kuq, teksa edhe ditën e sotme Pellegrini e la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Marash Kumbulla nuk arrin të bindë trajnerin portugez ta vendosë në formacion, duke mos luajtur asnjë minutë ditën e sotme. Pas një viti të kaluar mjaft të shkëlqyer, Kumbulla duket se është larg pozicionit të titullarit nën urdhërat e “the special one”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *