Zyrtare/ “Camp Nou” pret “El Clasico”-n e parë pa Mesin, vendoset orari për përballjen që e sheh e gjithë bota

“Camp Nou” do të  presë këtë sezon “El Clasico”-n e parë pa Lionel Mesin. Ylli argjentinas u largua nga Barcelona, duke zbehur kështu disi duelin e zjarrtë që ekziston mes dy gjigantëve spanjollë. Rivaliteti Mesi-Ronaldo e dërgoi klasiken e kampionatit spanjoll në një tjetër nivel, duke bërë që sytë e gjythë botës të ishin mbi ta.

Për këtë arsye La Liga vitet e fundit ka vendosur një orar të ri për zhvillimin e kësaj sfide, në mënyrë që të jepet mundësia për ta ndjekur sa më shumë tifozë anë e mbanë rruzullit tokësor. Sot është konfirmuar se më 24 tetor do të luhet akti i parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që do të zhvillohet në orën 16:15 në “Camp Nou”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online