Tani mund të thuhet pa frikë: është cikli i Realit të Madridit, klubi më i madh në planet, që në 4 vitet e fundit ka dominuar planetin.
Triumfi kundër Mançester Junajtid në Shkup ishte i treti në 4 vitet e fundit, me Realin që shkon në 4 Superkupa Europe, një më pak se Milani dhe Barcelona.
Madrilenët janë të prerë për finale: prej vitit 2000, kanë fituar çdo finale të luajtur.
Dominim spanjoll i frikshëm; 8 nga 9 Superkupat e fundit europiane janë fituar nga spanjollët (3 Reali e Barça, 2 Atletiko, përjashtimi është Bajerni 2013).
Të jesh trajner i Realit është një avantazh i madh: Zinedin Zidan ka fituar 6 trofe në 2 vite e gjysmë në drejtim, me një trofe në çdo 14.7 ndeshje. Po Murinjo? Kundër Realit nuk ka asnjë fitore në 5 përballje, me vetëm një barazim.
Dihet që Florentino Perez e ka fiksim të marrë më të mirët dhe vebdos rekorde shpenzimesh, por kohët kanë ndryshuar. Modriç+Kros+Kasemiro+Isko kanë kushtuar 104,5 milionë euro, më pak se Pol Pogba, 105 milionë dhe sërish zhgënjyes.