Epike! Po festonte si i çmendur një gol që nuk ekzistonte, 18-vjeçari i Romës ishte i vetmi që nuk e dinte se e priste kartoni i kuq (VIDEO)

Roma arriti që të fitonte me shifrat 2-0 kundër Spezias falë golave të Ibanez dhe Smalling. Në këtë ndeshje arriti që të realizojë edhe Rei Manaj, por VAR do t’i prishte festën sulmuesit shqiptar që ndodhej në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë një moment shumë interesant erdhi në fundin e takimit. Futbollisti 18-vjeçar i krijuar nga duart e Murinjos, Felix Afena Gyan, pas bujës me dy golat kundër Genoas, do të shënonte golin e tretë ndaj Spezias në minutën e fundit.

Por këtë herë duke e tepruar pasi e mori topin me dorë dhe për një moment e harroi ekzistencën e VAR. Megjithatë, në këtë rast, nuk ishte e nevojshme. Gyan nisi që të vraponte dhe shkoi te tifozët e Romës për të festuar si i çmendur.

Në një atmosfertë mbytëse nga entuziazmi i tifozëve, 18-vjeçari nuk po e dëgjonte vërshëllimën e arbitrit dhe mbi të gjitha kartonin e kuq që po mbante në dorë, pasi më herët ishte i ndëshkuar me të verdhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online