Manchester United arriti që të fitonte me shifrat 0-1 në transfertën e sotme kundër Norwich. Kristiano Ronaldo ishte autori i golit për djajtë e kuq, teksa do të shënonte vetëm nga 11-metrat. Por spektakli i vërtetë në ato momente do të dhurohej nga portieri i Norwich, Krul.
Ky i fundit zgjodhi që të bënte lojë psikologjike për ta ngarkuar më tepër portugezin. Në fillim Krul i tregoi emrin në fanellë, ndërsa mes disa lëvizjeve tallëse ftonte publikun për duartrokitje dhe njëkohësisht i tregonte Ronaldos se ku do të goditej penalltia. Përfundimi? Topi në një krahë dhe Krul në tjetrën. /Sport Ekspres/