E bujshme/ Në Itali flasin edhe për shkëmbimin e lojtarëve, Marash Kumbulla te Interi dhe Dumfries shkon te Roma

Futbollistët e dalë nga kampionati holandez kërkojnë kohën e tyre dhe nuk mund të përshtaten lehtë në Serinë A. Pas rastit të De Ligt te Juventusi, këtë herë është fjala për Denzel Dumfries. Lojtari i ardhur nga PSV do të quhej si pasardhësi i Hakimit te Interi. Por deri tani, holandezi ka zhgënjyer me performancën e tij.

Qartësisht vihet re se nga pikëpamja taktike po has shumë vështirësi. Vendin e ka humbur ndaj Darmian, megjithëse ky i fundit është i dëmtuar në këto ndeshje. Mediat pranë klubit të Interit në Itali kanë supozuar edhe një shkëmbim të bujshëm me Romën.

Sipas asaj që po përflitet, Marash Kumbulla mund të shkojë te zikaltërit dhe nga ana tjetër Dumfries do të jetë në dispozicion e Murinjos. Interi e ka shprehur simpatinë për mbrojtësin shqiptar që në kohën kur ishte pjesë e Veronës dhe do të shërbente për të zëvendësuar Skriniar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online