Vazoja e dytë i sjell fat Chelsea-t! Kampionët në fuqi eliminojnë 4 rivalë që në short, ja detajet e 1/16-ve të Champions-it

Faza e grupeve ka përfunduar dhe paraditen e nesërme skuadrat do të mësojnë rivalët e tyre në raundin e 1/16-ve në Champions League. Shorti do të mbahet nesër në orën 12:00 në Nion të Zvicrës, ku goglat do të çiftojnë kundërshtarët. Ekipet janë ndarë në dy vazo. Në njërën anë qendrojnë 8 klubet të cilat e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, ndërsa në anën tjetër ato të cilat përfunduan të dytat.

Nëse për shumë skuadra objektivi është të renditen të parët për të siguruar kundërshtarë më të lehtë në raundin pasardhës, ky nuk është rasti i Chelsea-t. Vazoja e dytë i sjell në një farë mënyre fat bluve të Londrës, teksa eliminojnë që pa u hedhur shorti 4 kundërshtarë të mundshëm nga vazoja e parë.

Kështu Manchester United, Manchester City, Liverpool-i dhe Juventusi nuk do të mund të ndeshen me kampionët në fuqi të Champions League në fazën e 1/16-ve. Arsyeja është se UEFA nuk lejon që në këtë raund skuadra të së njëjtës federatë futbolli të shortohen me njëra-tjetrën, si dhe nuk do të lejohen çiftet me ekipe që kanë dalë nga i njëjti grup. Pra rivalët e mundshëm të Chelsea-t janë Ajax-i, Reali i Madridit, Lille dhe Bayer Munich./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vazo e parë:

Manchester City

Bayern Munich

Liverpool

Manchester United

Juventus

Ajax

Lille

Real Madrid

Vazo e dytë:

Chelsea

Salzburg

Benfica

Villareal

Atletico Madrid

Inter

PSG

Sporting Lisbonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online