“Enrike kishte folur 1 orë për Kosovën“, Shaland zbulon bisedën me lojtarin spanjoll: Na tha se po luanin me Brazilin

Kosova luajti ndeshjen e parë kundër Spanjës në muajin mars, takim të cilin e humbi me shifrat 3-1. Pavarësisht diferencave të mëdha në nivele, andaluzianët nuk i kanë neglizhuar aspak dardanët. Në një intervistë për “Klan Kosova“, Shaland tregon edhe bisedën me futbollistin Dani Olmo. Sipas trajnerit zviceran, lojtari i Spanjës kishte zbuluar se Enrike i kishte folur për plot 1 orë ekipir për Kosovën.

“Ne kemi folur me një lojtar të Spanjës, Olmo. Ai njihte një lojtar tonin, Lirim Kastratin. Dhe ai tha: Ne po luajmë sot kundër Brazilit. Trajneri (Luis Enrique) ka folur një orë për Kosovën, ka treguar video, duke thënë se është ekip i rrezikshëm. Ai tregoi që në fitoren 6-0 ndaj Gjermanisë, ai kishte folur vetëm 10 minuta”, ka thënë Bernard Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *