Pesë ndeshje në Primera, 3 gola: edhe emra të mëdhenj të futbollit e të paguar miliona e miliona euro nuk do ta kishin nisur kaq mirë sa Enis Bardhi te Levante. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes në Shqipëri për shkak të deklaratës së bujshme se dëshironte të luante në kombëtaren shqiptare, por nuk ia mundësuan këtë gjë, tashmë kthehet të flasë me gjuhën e golit.
Në Spanjë e kanë kuptuar se Levante ka bërë biznesin e vitit dhe Bardhi vijon të mahnitë: sot Levante shpartalloi 3-0 Sociedadin në formë dhe Bardhi shënoi golin e tretë në fundin e ndeshjes, me një gjuajtje spektakolare direkt nga goditja e dënimit.
Enis Bardhi Amazing Goal Levante 3-0 Real… by ZidaneHD
Ndërkaq, Levante fluturon, me 9 pikë në 5 ndeshje, një pikë më shumë se Reali i Madridit, sa për të bërë një krahasim absurd. Meritë edhe e Enis Bardhit, xhevahirit që brenda pak javësh vlen disa milionë euro më shumë nga sa u ble.
El fichaje del verano y el mejor lanzador de faltas que hemos tenido #Bardhi pic.twitter.com/oKuQ1p2uVq
— pascuto2 (@pascuto2) September 21, 2017