Eneo Bitri në versionin Sergio Ramos dhe Skuka, Partizani mbahet mes dy lojtarëve që fshehin zhgënjimet e mëdha

Pas një nisje më të keqe të mundshme të kampionatit, Partizani është rikthyer në garën e Europës jo vetëm nga Kupa, por edhe nga kampionati. Të kuqtë parakaluan Vllazninë dhe janë në vendin e katërt, duke pritur gabimet e tjera të Kukësit.

Në dy fitoret e fundit, Partizani nuk ka bindur me mënyrën e lojës. Pavarësisht triumfit ndaj Teutës dhe Laçit ka ende dyshime për skuadrën. Eneo Bitri është kthyer në versionin “Sergio Ramos” duke shënuar dy gola në dy takimet radhazi në të cilat të kuqtë kanë fituar. Mbrojtësi me eksperiencë po jep kontribut jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese.

Ndërkohë edhe një Skuka që arrin të bëjë i vetëm repartin po rezulton vendimtar për të vr.arë ndeshje. Këta dy elementë janë duke fshehur sadopak disa zhgënjime. Sherif Kallaku lëshon shkëndija në disa momente, por ende nuk është ngritur në nivelin e pritshmërisë. Gjithashtu edhe Stenio Junior ka shumë luhatje mes ndeshjeve, pa harruar edhe Esat Malën që ka humbur disi nga magjia e dikurshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *