Enea Jorgji e mbyll me karton të kuq ndeshjen, Fiorentina merr fitoren kundër skuadrës turke

Ndeshja e parë mes Fiorentinës dhe Shivasporit ka përfunduar me fitoren e vendasve. Skuadra italiane ka fituar me shifrat minimale 1-0. Një rezultat që e mban ende të hapur kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Goli u shënua në minutën e 69 të sfidës de mban firmën e Barakut.

Kjo përballje është gjykuar nga trupa shqiptare e arbitrave. Enea Jorgji ishte përcaktuar arbitër kryesor nga UEFA për këtë ndeshje të vlefshme për fazën me eliminim direkt të Ligës së Konferencës. Jorgji e ka mbyllur sfidën me një karton të kuq, duke ndëshkuar në minutën e 94-t Gradelin pas një goditjeje me bërryl të këtij të fundit kundrejt Kuartas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online