VIDEO/ Po fitonin 4-1, Ten Hagu donte t’i nxirrte Betisit nervat e turpërimit nga Liverpool-i: Dua edhe 3 gola

Turpërimi me 7 gola nga Liverpool-i nuk është kapërdirë lehtë nga Erik Ten Hagu. Trajneri i Manchester United-it ka qenë i acaruar me rezultatin e thellë që pësuan në Premier League dhe ka kërkuar reagimin e skuadrës së tij që në ndeshjen e sotme. “Djajtë e kuq” kanë dhënë sinjale pozitive duke mposhtur me shifrat 4-1 Real Betisin në Europa League.

Por duket se 4 golat nuk e kanë kënaqur Ten Hagun. Kreu i pankinës së United-it është kapur nga kamerat t’u kërkojë lojtarëve edhe 3 gola të tjerë, pavarësisht se kronometri po numëronte minutën e 85. Me sa duket hollandezi kërkonte të shfrynte nervat e ndeshjes me Liverpool-in kundër spanjollëve, ndaj u kërkoi futbollistëve të tij të shënonin 7 gola në këtë përballje, të cilat ia kishin borxh që nga turpërimi në “Anfield“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online