Paolo Dibala po hap së tepërmi polemika në kampion bardhezi. Sulmuesi argjentias nuk numëron asnjë minutë në këtë sezon të ri me Juventusin dhe ndryshim nuk përbën as mbrëmja e sotme. Andrea Pirlo ka vendosur ta abonojë yllin e Juventusit me stolin këto ndeshje, e këtu nuk shpëton as Champions League.
Trajneri italian ka publikuar formacionin zyrtar në ndeshjen hapëse në kompeticionin më të lakmuar për klubet, ku emri i Dibalës nuk figuron sërish. Nga minuta e parë do të jetë në sulm Morata, që do të ndihmohet nga Kulusevski, apo edhe Kieza. Juventusi kërkon të zgjohet nga gjendja e vështirë në të cilën kanë rënë në këtë fillim sezoni dhe një fitore në ndeshjen e sotme kundër Dinamos së Kievit do të ishte një nisje më këmbë të mbarë të Champions League, duke bërë që të ngrihej edhe morali i skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? ??????? XI ????#DynamoJuve #JuveUCL #ForzaJuve pic.twitter.com/eWxu8Cxt2o
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) October 20, 2020