Ende me “marsh të parë”, Çekiçi: Nuk dorëzohem, dua sukses në Zagreb

Endri Çekiçi shkoi në janar 2015 te Dinamo e Zagrebit dhe që në moshën 18-vjeçare po tregonte cilësi prej lojtari me të ardhme të shkëlqyer. Luajti disa ndeshje në divizionin e parë kroat, ashtu si me ekipin B, para se të shkonte te Lokomotiva e Zagrebit në huazim, për t’u rritur. Nivel i lartë, 6 gola në kampionat dhe kthim te Dinamo verën e shkuar, por që atëherë asnjë minuta në kampionat me ekipin e parë, duke u ndalur te pak minuta në kupë, si dhe formacioni titullar te ekipi B, ku po shkëlqen, ashtu si kohët e fundit në turneun Premier League International Cup, ku ishte pjesë e Dinamo Zagrebit U-23.

Duke folur për Supersportin, Çekiçi flet për momentin e tij te Dinamo, arsyet pse nuk po luan në ekipin e parë dhe ambiciet për të ardhmen.

“Nuk i kam shumë të mira marrëdhëniet me trajnerin e ekipit të parë dhe problemi qëndron vetëm aty. Megjithatë, do të pres deri në verë se edhe trajneri nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet me klubin. Pastaj nëse trajneri qëndron, pas verës besoj se do të lëviz. Në janar kisha disa oferta, por është më mirë të presësh 3-4 muaj dhe të promovohem te Dinamo e Zagrebit, sesa të nisja gjithçka nga e para në një ekip tjetër.

E ARDHMJA – “Jam i bindur se edhe ftesa nga Kombëtarja do të vijë, e rëndësishme është që të kaloj te ekipi i parë i Dinamos ose në një tjetër Ligë të fortë. Unë gjithmonë do të jap maksimumin, Kombëtarja A është një ëndërr për çdo lojtar shqiptar dhe besoj që edhe ftesa do të vijë. Synimi im është të kem minuta dhe të jem në formën më të mirë dhe besoj që do të grumbullohem në Kombëtaren A. Fizikisht dhe psikologjikisht ndihem shumë mirë dhe mendoj se në mars do të jem gati për ndeshjet e ekipit Shpresa me Sllovakinë. Do të synojmë pikët, sepse gjithmonë kur luajmë në shtëpi objektivi është fitorja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online