Daja: Mungesat nuk janë justifikim, me luajmë gjithë për fitore

Një transfertë në Kukës, në një fushë të keqe dhe temperatura të acarta, shto këtu edhe mungesat e rëndësishme: faktorë që e bëjnë mjaft të vështirë transfertën e nesërme të Skënderbeut, që si avantazh të madh ka vetëm anën psikologjike, sepse në renditje është shumë i qetë.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme, duke qenë i bindur se ashtu si në fazën e parë, bardhekuqtë do të tregojnë se janë më të mirët.

“Kemi një gjendje pak a shumë si ndaj Partizanit. Vila, Muzaka, Vangjeli dhe Muzaka kanë qënë prezent në seancat stërvitore. Mungon Radas çka përbën problem, pasi në atë sektor mungon Jashanica i dëmtuar dhe Osmani i cili mbetet në ‘pikëpyetje’ për t’u aktivizuar. Gjithsesi, këto nuk janë justifikime dhe mendoj se gjithë pjesa tjetër që kemi në dispozicion do të japin maksimumin për të vijuar ecurinë pozitive të rezultateve”.

“Ne në çdo ndeshje shkojmë për fitore me këdo ekip luajmë si në shtëpi, ashtu edhe në transfertë. Ne nuk dimë një mënyrë tjetër të luajturi. Pritshmëria e tifozëve përveç fitores është dhe loja e bukur, kështu që jemi të imponuar që në çdo fushë të shkojmë për fitore”.

“Diferenca e pikëve na jep qetësi psikologjike. Ne duhet të vazhdojmë ecurinë që kemi, nuk mendojmë për të vrarë kampionatin por mendojmë të rrisim diferencën e pikëve dhe cilësinë e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online