Përdhunoi shqiptaren, gazetarja shpërthen: Pse Robinjo vazhdon të luajë dhe fitojë miliona në futboll?

Skandali i madh me Robinjon dhe abuzimi që i ka bërë shqiptares shumë vite më parë merr përmasa edhe më groteske dhe, këtë herë, një artikull i Selvaxhia Lukarelit, një blogger dhe drejtuese e revistës “Rolling Stone Italia”, shkruan mbi futbollistin, që është dënuar me nëntë vjet për përdhunim. Lukareli nuk kursen aspak brazilianin, duke theksuar se si ai vazhdon që të luajë edhe pse është dënuar dhe mbi të rëndon një njollë e madhe. Jo vetëm kaq, por gazetarja shkruan dhe si është e mundur që futbollisti në fjalë nuk është trajtuar mediatikisht ashtu si raste të tjera analoge. “Askush ende nuk më ka kthyer përgjigje se si një përdhunues vazhdon të shijojë jetën dhe karrierën sikur asgjë të mos kishte ndodhur?!”.

robinho

Më pas, Lukareli vijon në epilogun e ngjarjes dhe fajit të sulmuesit brazilian: “Ka abuzuar ndaj një 18-vjeçare në një klub nate “Space” në Lids, më 14 janar. Madje, Robinjo, si për ironi të fatit, javën vijuese kishte udhëtuar drejt Brazilit, duke u gjobitur edhe nga klubi… Madje, çështja mbyllet me pagesën e lirisë, pasi ndaj tij kishte urdhër arrest, ndërsa zëdhënësi i Mançesterit shkruan se “është i pafajshëm” dhe të gjitha akuzat që bien tre muaj më vonë.

Image result for robinho sex assaulkt

Më 22 janar të vitit 2013 vjen një tjetër akuzë përdhunimi. Çuditërisht, modaliteti ngjason me atë që ndodhi në Angli dhe për të cilën u akuzua. Gjendet në një lokal me të shoqen, flirton me një 18-vjeçare shqiptare, çon bashkëshorten në shtëpi dhe kthehet në lokal me një grup miqsh. Këtu, të gjashtë, abuzojnë me vajzën te dhoma e zhveshjes, duke përfituar nga gjendja e saj konfuze dhe e dehur”. Por, “Robinjo vijon të luajë. Të fitojë miliona euro.

Image result for robinho sivasspor

Në sezonin 2013/2014  luan 32 ndeshje me Milanin, gola dhe ovacione. Gazetat që tregojnë për klasin e tij, stadiumet që duartrokasin. Asnjë, dhe them asnjë (ndoshta më ka shpëtuar, por nuk besoj) shkruan dy radhë për faktin që braziliani akuzohet për përdhunim dhe vazhdon të frekuentojë stadiumet duke u duartrokitur nga djemtë, vesh fanellën e Milanit, paguhet me një rrogë faranike, përfaqëson një skuadër, qytet, një komb madje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online