Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin dhe kontrata i ka skaduar me ekipin italian. Në këto kohë të vështira për aspektin financiar për shkakun e pandemisë, shumë klube e dëshirojë eksperiencën e mbrojtësit shkodran që nuk ka kosto sa i përket kartonit të tij. Emrave të ndryshme që nisin nga Seria A e vazhdojnë me PSG në Francë, i është bashkuar së fundmi edhe Real Betis.
Ky është raportimi i fundit nga “Marca”, teksa skuadra spanjolle e “La Liga-s” ka hyrë në bisedime me menaxherin e futbollistit shqiptar. Tashmë mbetet të shihet rreth zhvillimeve të fundit nëse Hysaj do të pranojë për të qenë pjesë e ekipit të Manuel Pellegrinit në sezonin e ardhshëm, që ka siguruar një vend në “Europa League”. /Sport Ekspres/