Pas dominimit në Firence, Juventusi po përgatitet për supersfidën ndaj Interit. Bardhezinjtë kanë garancinë e avantazhit prej 11 pikësh, megjithatë objektivi është të nxjerrin nga gara rivalët e përjetshëm.
Ndërkohë, Emre Xhan është gati të bashkohet me pjesën tjetër të grupit, për t’u rikthyer gradualisht në dispozicion të trajnerit Alegri. Në pritje edhe të Sami Kheidirës në mesfushë, lëvizjet e merkatos te “Zonja e Vjetër” do të varen pikërisht nga turku.
Ndërkohë, te Juventusi po punojnë edhe për të ardhmen e Bentakur, për të hequr klauzolën e 50 për qind të shitjes që do të përfitonte Boka Zhunjors. Për të bindur gjigandët argjentinas synohet që në marrëveshje të përfshihen talentë të tjerë, siç është rasti i Balerdit.