EMOCIONUESE/ Rumunët thërrasin: “Serbi, Serbi“! Vojvoda del nga fusha dhe u tregon se janë SHQIPTARË

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndërprerë. Shkak për këtë janë bërë ultrasit rumunë. Këta të fundit kanë shpalosur një baner skandaloz, në të cilin shkruhet: “Kosova është Serbi“. Gjithashtu, në stadium nuk kanë ndaluar koret “Serbi, Serbi“!

Por Kosova ka treguar krenari. Lojtarët shqiptarë kanë lënë fushën e lojës dhe refuzojnë të luajnë deri në momentin që tifozeria të shfaqë sjelljen që duhet në stadium. Ndërkohë, Vojvoda u ka treguar qartë rumunëve se Kosova është dhe do të jetë Shqipëri, teksa bën simbolin e shqiponjës dykrenare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *