Një rast emocionues ka ardhur nga ndeshja e djeshme mes Neëcastle dhe Totenhem. Në këtë sfidë rezultati nuk ishte në plan të parë duke ditur atë që ndodhi në fushën e lojës. Teksa po vinte fundi i pjesës së parë, ndeshja është ndërprerë nga lojtari i Totenhem, Sergio Reguilon.
Ky i fundit ka pasur një tifoz në gjendje të rëndë dhe ka shkuar menjëherë te arbitri për t’i thënë se çfarë po ndodhte në tribunë. Kështu stafi mjekësor ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar jetën e tifozit.
Në fundin e takimit, Reguilon ka shpjeguar me saktësi atë që ka ndodhur: “Pashë tifozin që të dridhej dhe isha shumë nervoz. Shkova te arbitri dhe i thashë që të ndërpriste ndeshjen. Ai e pa atë që po ndodhte dhe ndeshja ndaloi. Kam dëgjuar se tifozi ka dalë jashtë rrezikut dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha Reguilon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Huge respect to Sergio Reguilón and Eric Dier for their quick and decisive actions at St James’ Park today ??? pic.twitter.com/z2fNW3wwn2
— Soccer AM (@SoccerAM) October 17, 2021