Emocionet e play off-it të Tiranës vijnë pa pagesë, ja televizioni që transmeton Young Boys-Tirana

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e Tiranës. Bardheblutë do të udhëtojnë në kryeqytetin zvicerian, ku më datë 1 tetor do të synojnë të shkruajnë historinë kundër Young Boys. Një kundërshtar i vështirë, por me motivmin dhe besimin e duhur në futboll mund të ketë vend edhe për surpriza.

Një ndeshje që premton emocione të mëdha për të gjithë tifozët bardheblu dhe ata shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë sfidë falas dhe pa asnjë pagesë shtesë. Radio Televizioni Shqiptar njofton se ka fituar të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjes play off midis Young Boys dhe Tiranës, që mbrëmjen e 1 tetorit, në orën 20:30, do të mbajë të mbërthyer para ekranit të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët presin të mësojnë nëse këtë vit do të ketë një suprizë për të parë kampionët e Superiores në grupet e Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online