Emocione që mungojnë prej kohësh/ Anglia rikthen magjinë e futbollit, “Uembli“ hap dyert për… 20 mijë tifozë

Prej një viti tashmë futbolli ka marrë një tjetër pamje, që ndoshta askush nuk mund ta kishte imagjinuar më parë. Stadiume të zbrazta dhe me takime që i ngjajnë miqësoreve, futbolli ka humbur gjënë më të shtrenjtë që ka, tifozët. Por emocionet që i kanë munguar prej kohësh do i japinsërish hijeshinë këtij sporti.

Anglia bëhet vendi i parë që merrë një hap të rëndësishëm për sa i përket hapjes së dyerve të stadiumeve. Në Britani vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe qeveria ka përgatitut planin për hapjen e vendit në maj. E në këtë plan nuk bën përjashtim as futbolli. Magjia e këtij sporti do të rikthihet përsëri.

Mitiku “Uembli” do të jetë stadiumi që do të hapë dyert për plot 20 mijë tifozë më 15 maj, datë kur luhet finalja e FA Cup. Një shifër e tillë është larg kapacitetit të këtij stadiumi madhështor, por gjithsesi është një hap gjigant përpara, pasi do të jetë numri më i madh i tifozëve të grumbulluar në një stadium që prej një viti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *