Emini: Faleminderit të gjithë, bashkë kemi bërë historinë

Tashmë si një “ish”, Izair Emini ndahet me falënderime me Kukësin. Përmes një statusi në “Facebook”, tetovari nuk polemizon aspak por i falënderon të gjithë ata që ka bashkëpunuar, duke nisur me tifozët, shokët, stafin dhe presidentin Gjici, por mbi të gjitha ish-trajnerin Duro. Emini i falënderon të gjithë, duke lënë pas krahëve për një moment “divorcin” aspak të dëshiruar: “Pas gjithë asaj që kam kaluar dhe kam përjetuar me Kukësin nuk mund të rrija pa një mesazh falënderimi për të gjithë tifozët kuksian sidomos Armatën e Veriut dhe Mergatën që më kanë mbështetur dhe respektuar pa fund sepse bashkë shkruam historinë e klubit dhe u them që gjithmonë do të jeni në zemrën time. Gjithashtu pavarësisht gjithë asaj që kaluam, unë dua të falënderoj edhe presidentin Gjici dhe të gjithë ata që kam punuar për një vit e gjysmë, stafin, shokët e skuadrës, sidomos iniciatorin kryesor që unë kam qene pjesë e Kukësit, profesor Klodian Duro. Dhe për fund klubit i dëshiroj shumë suksese. Me respekt Izair Emini”, përfundon sulmuesi 31-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *