Aresenali u thye në shtëpi në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Angli. “Topçinjtë” u mundën 0-2 nga kampionët në fuqi të Mançester Sitit. Një lojë mjaft e dobët e skuadrës së Unai Emeri, i cili duhet theksuar bëri një prezantim që linte shumë për të dëshiruar para tifozerisë së tij. Kritika të pafundmi në drejtim të teknikut, por kishte dhe nga ata që kërkonin largimin e trajnerit që ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e skuadrës.
Pas takimit ishte portieri Peter Çeh, i cili foli për mediat. “Gardiani” është ndalur për të komentuar kontestimet për trajnerin, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit. Portieri vendos theksin tek fakti se një skuadrës i duhet kohë që të rindërtohet dhe Emeri duhet të ketë mundësinë e tij. Çesh beson se në të ardhmen Arsenali do të bëjë më mirë.
“Unë mendoj se të gjithë duhet ta kuptojnë se për të rindërtuar një skuadër duhet kohë, sidomos kur vjen një trajner i ri, pasi ndryshojnë shumë gjëra”.
“Përpara kemi një tjetër ndeshje të madhe me Çelsin dhe kam besim se do të bëjmë më mirën këtë sfidë. Ne po përpiqemi që të ndërtojmë stilin tonë të lojës dhe na duhet kohë”.