Elseid Hysaj i pafat ndaj Atalantës, mbrojtësi shqiptar lë fushën gjatë pjesës së parë

Atalanta është duke fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Përballë bergamaskëve janë vendosur djemtë e Xhenaro Gatuzos, të cilët e gjejnë veten në vështirësi pas përfundimit të pjesës së parë.

Por si për të mos mjaftuar rezultati i ndeshjes, te Napoli lindin të tjera probleme. Elseid Hysaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme, teksa është detyruar të lërë lojën përpara kohe. Mbrojtësi shqiptar është zëvendësuar në minutën e 41-të si pasojë e një dëmtimi. Vendin e tij e zuri Mario Rui, ndërsa në orët në vazhdim pritet të mësohen më tepër detaje nga gjendja shëndetësore e Hysajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online