Te Partizani duhet të jenë ende duke vendosur duart në kokë për atë eliminim nga Bate Borisov. Bjellorusët ishin në gjendjen më të dobët, por sërish arritën të kalonin kampionët e Shqipërisë.
Dje, bjellorusët u dorëzuan pa kushte në transfertë. Jo ndaj një ekipi të papërballueshëm teksa Arisi i Qipros i mundi me shifrat 6-2 në turin e dytë të Champions League. E teksa Partizani e kishte të vështirë të shënonte një gol, Arisi gjeti 6 të tillë. /Sport Ekspres/