VIDEO/ Kristjan Asllani shkëlqen në miqësoren kundër ekipit të Kristiano Ronaldos, ishte “truri” i Interit dhe provon golat nga jashtë zone

Kristjan Asllani ka luajtur në miqësoren e Interit kundër ekipit të Kristiano Ronaldos, Al Nassr. Inzagi vendosi që mesfushori shqiptar ta niste nga stoli, teksa hyri në fushën e blertë në minutën e 46 duke zëvendësuar Calhangolu. Gjatë pjesës së dytë, Asllani ishte lojtari që spikati më shumë te Interi.

Pasimet e këtij lojtari ishin fantastike, duke dalë përtej atyre të thjeshtave, për të krijuar aksione të rrezikshme me pasimet e gjata. Gjithashtu Kristjani tentoi edhe golin nga jashtë zone në dy situata, por pa pasur kordinimin e duhur. Përtej këtyre rasteve, Asllani ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online