“Para së gjithash, përgëzime Uruguajit… Eshtë ditë e trishtë për Portugalinë. E dimë që kur të kthehemi në shtëpi do të gjejmë fytyra të mërzitura të tifozëve”. Nuk fshihet Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, teksa shprehet se “në futboll nuk ka fitore morali, por ka fitore dhe humbje.
Do të preferoja të kalonim duke luajtur shumë keq se sa të eliminoheshim duke luajtur mirë. Në pjesën e dytë treguam se donim të përmbysnim këtë ndeshje, por nuk ia arritëm, sepse në fushë është edhe kundërshtari. Provuam më të mirën, nuk mjaftoi. Gjithmonë kërkon të fitosh, por ja që edhe humbet.
Pra, ne ikim në shtëpi tani, por urojmë Uruguajin. Djemve nuk mund të flisja në dhomat e zhveshjes, sepse nuk gjeja dot fjalët, sidomos në këtë moment”.