Elbasani nuk dorëzohet për titullin kampion, fitore e pastër kundër Dinamos

Elbasani ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 3-0. Një fitore me shumë vlera për Elbasanin që mban ende gjallë shpresat e titullit kampion.

Tsague do të shënonte dopietë në dy minuta teksa në të 25 dhe në të 27 gjeti dy gola dhe vetëm 10 minuta më vonë, Diallo, vendosi përfundimisht fitoren, 3-0.

Pas kësaj fitore, Elbasani i bashkohet Egnatias me pikë të barabarta, por kërkon hapin e gabuar të Egnatias ndaj Dinamos për të fituar titullin kampion. /Sport Ekspres/