Maran ka ardhur te Shqipëria mes shumë paragjykimesh dhe zhgënjimesh. Tifozët nuk janë aspak optimist për këtë afrim pasi kërkonin një emër të madh që të drejtonte Kombëtaren. Por i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Ilir Alliu, ka dhënë një tjetër mendim dhe pasqyrë të situatës.
“Maran? Nuk hyj te njerëzit që paragjykojnë, nuk kam për ta bërë, le ta shohim njëherë dhe pastaj ta gjykojmë. Nuk jam natyrë që fluturoj kot si të tjerët. Nuk vjen një trajner me emër në Shqipëri sepse nuk kemi emër ne, nuk jemi Brazili, nuk është punë ekonomike. Ne nuk luftojmë për të marrë titullin e Botërorit që të joshen emra të mëdha të trajnimit për të ardhur këtu.
Ne nuk kemi bërë keq, por nuk mund të marrim dot lojtarë të mëdhenj. E kam parë Chievo Veronën e asaj kohe kur ishte Maran dhe atëherë Italia ishte kampionati më i mirë në botë. Askush nuk mund të jetë trajner në kampionatin më të mirë në botë pa arsye. Në atë kohë Maran ka bërë mirë si me Cagliarin dhe me Chievon, ka performuar mirë në kampionat të fortë.
Ai është një trajner me bagazh të madh, vjen me më shumë eksperiencë se Silvinjo. Kur Italia ishte kampionati më i mirë në botë, ne nuk luanim dot as në nivelin e tretë të futbollit në Itali, maksimumi ishim në Bundesliga 2. Më pas kur raportet ndryshuan, ndodhi e kundërta”, tha Alliu. /Sport Ekspres/