Elbasani i kohëve të arta po kthehet në futbollin shqiptar, Idrizaj: Me këtë ekip që kemi edhe në Superiore do të na kishin zili

AF Elbasani po përgatitet për rikthimin e madh në elitën e futbollit shqiptarë. Edon Hasani, Bruno Telushi, Bedri Greca, Hektor Idrizaj dhe Ardit Hoxhaj janë vetëm disa nga emrat që frikësojnë kundërshtarët në Kategorinë e Parë.

Në një intervistë të Idrizajt për “Supersport”, theksohet fakti se projekti i ekipit është afatgjatë dhe sigurisht me synimin kryesor për t’u ngjitur në Superiore. “Ky ekip është ndërtuar me një plan afatgjatë. Është fat i madh që presidenca ka ndërtuar një ekip me emra shumë cilësorë, që edhe skuadrat e Superiores do i kishin zili. Kategoria e Parë ka filozofinë e vet dhe lojtarët e Superiores do të përshtaten. Terrenet janë më të vështira, por besoj se do të përshtaten. Megjithatë, nga investimi kuptohet se objektivat janë të qarta. Me ambicie shumë të mëdha. 

Besoj se të gjithë ne lojtarët që kemi ardhur, kemi biseduar me drejtuesit dhe i kemi vënë kushte vetes. Por dhe presidenca i ka idetë e qarta. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi kohë përpara. Skuadra? Grupi është i ri dhe do kohën e vet. Konkurrenca është shumë e madhe. Kategoria e Parë është bërë shumë e fortë, me Flamurtarin, Bylisin apo Kastriotin.

Është edhe Vora që ka bërë investime, por në letër mendoj se jemi më favoritët. Për eksperiencën që kemi. Por futbolli nuk luhet vetëm me eksperiencë”, tha 34-vjeçari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online