Elbasani ka arritur që të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Dinamos. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po përjeton një moment shumë të vështirë. Pas një humbje me Vllazninë vjen edhe një tjetër humbje nga Elbasanit.
Pra dy humbje me kundërshtarët direkt që vijnë në një moment kur Ilir Daja kishte disa fjalë për Luan Pinarin sa i përket lojtarëve të sjellë, duke kërkuar më shumë punë për të rivalizuar kundërshtarët.
Dhe fusha po flet po njësoj. Dy golat e Diallos brenda 25 minuta vendosën sot për fitoren e Elbasanit. Në fillim duke mos gabuar para portierit dhe më pas nga 11-metërshi, me një fitore që mban Elbasanin në vallen e Egnatias dhe Vllaznisë, ndërsa zhyt Dinamon që mban vendin e katërt e shkëputur me pikë nga kryesuesit dhe ndoshta duke rrezikuar dhe vendin e katërt. /Sport EKspres/