Elbasani, Dushku: Me Tomorin luhet ndeshja e sezonit!

Kategoria e Parë nuk do të luajë këtë javë ndeshjet e javës së 21-të të saj, por formula e fazës së tretë i ka futur në rivalitet të plotë, kryesisht skuadrat që kërkojnë mbijetesën. Në këtë situatë ndodhet edhe skuadra e Elbasanit, që renditet në vendin e 4-t në zonën Play-out të Grupit B.

Tomori është kundërshtari i radhës dhe për SportEkspres.com, trajneri i skuadrës së Elbasanit, Marsid Dushku, deklaroi se kjo është sfida e sezonit për skuadrën e tij dhe duhet fituar me çdo kusht. “Jemi në pozicion delikat në renditje. Kjo na detyron që të gjitha ndeshjet t’i vlerësojmë seriozisht dhe prej tyre të marrim maksimumin. Edhe ndeshjen e radhës me Tomorin kështu e kemi vlerësuar, sepse aty varet shumë sezoni për Elbasanin”.

Në këtë takim delikat edhe për skuadrën e Tomorit, te Elbasani është në dyshim kapiteni Duka, i cili ka dy javë i dëmtuar. Por tekniku Dushku thekson se formacioni titullar i Elbasanit ndaj Tomorit do ta arrijë suksesin. “Mungesa e Dukës është e ndjeshme, edhe pse kemi dy javë kohë dhe e presim rikuperimin e tij. Të gjithë futbollistët e tjerë që do të luajnë ndaj Tomorit do të bëjnë maksimumin, me qëllim që nga ajo ndeshje të marrim vetëm tri pikët”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *