“Elbasan Arena” pret Superkupën e Shqipërisë, ja data dhe ora kur luhet Tirana-Teuta

Tirana dhe Teuta do të përballen me njëra-tjetrën për të synuar trofeun e dytë të sezonit, atë të Superkupës. Do të jetë stadium “Elbasan Arena” ai që do të presë këtë takim, që do të zhvillhet pa praninë e tifozëve. Klubi kryeqytetas njofton edhe për datën dhe orën kur skuadrat do të zbresin në fushë.

Më 31 gusht në orën 20:00, Martini do të kërkojë surprizën e 3-të kundër Egosë, teksa tashmë numëron 2 fitore ndaj tij, së pari në kampionat e më pas në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë trajneri nigerian ka kështu shansin të kërkojë “hakmarrjen” në fushë kundër durrsakëve.

“Luhet të Hënën, datë 31/08/2020, ora 20:00 ndeshja KF Tirana-FK Teuta, e vlefshme për
Superkupën e Shqipërisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin Elbasan Arena. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët”, shkruan Tirana në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online