Armando Sadiku pranë firmës me skuadrën e re, aventura e radhës e dërgon në Turqi

Armando Sadiku është pranë firmës me skuadrën e re dhe e ardhmja pritet ta gjejë në Turqi. Janë mediat turke që bëjnë me dije se Samsunspor po negocion me sulmuesin shqiptar, ndërsa thekson se marrëveshja është pozitive. Ekipi turk u rendit në vendin e parë në Kategorinë e Treta, duke siguruar kështu biletën për në Ligën e Dytë të kampionatit.

Synimet e Samsunspor këtë sezon janë për të gjetur një vend në elitë dhe për të përmbushur objektivin nevojitet edhe ndihma e Sadikut në majën e sulmit. Futbollisti kuqezi e ka treguar edhe në radhët Malagas se nuhatja e golit nuk i mungon, për këtë arsye Samsunspor e sheh si njeriun e duhur për të kërcënuar portën kundërshtare në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online