Covid-19 rikthehet në futbollin shqiptar, anulohet miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë

Pandemia Covid-19 është rikthyer sërish te ekipet e Superiores. Pas Qardakut të Bylisit dhe 5 rasteve te Partizani, tashmë është Apolonia që preket nga pandemia. Për këtë arsye është anuluar edhe miqësorja mes dy klubeve të porsa ngjitura në elitën e futbollit shqiptar, Kastriotit dhe Apolonisë.

Lajmin e përcjell vetë skuadra krutane përmes faqes zyrtare, teksa bën me dije se kanë pezulluar takimin kundër firakëve, pasi një lojtar i këtyre të fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndëkorhë nuk bëhet i ditur emri apo gjendja shëndetësore e futbollistit që është infektuar me Koronavirus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online