Jozef Ekuban ka mbërritur në kryeqytet për të vijuar karrierën te Partizani, pas një sezoni te Mantova ne Serie D. Sulmuesi 19-vjeçar do të ndjekë hapat e të vëllait të tij, Kalebit, duke u aktivizuar në Superiore. “Demat e kuq” kanë arritur marrëveshjen e huazimit me të drejtë blerje me Veronën, klub që zotëron kartonin e sulmuesit.
EXCLUSIVE: Joseph Ekuban joins Serbian giants Partizan Belgrade https://t.co/7YKl1fMAq6 pic.twitter.com/cNYhNcoiy3
— Ghanasoccernet.com (@Ghanasoccernet) July 4, 2019
Ndërkohë nga Gana informacionet nuk i kanë marrë dhe raportojnë se Ekuban është huazuar te Partizani i Beogradit në Serbi. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga mediat serbe, të cilat gjithashtu e raportojnë një lajm të tillë. Gjithsesi Ekuban është zyrtarizuar te Partizani i Tiranës.
ZYRTARIZIMI – “Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon transferimin e Josef Ekuban. Sulmuesi ganez i cili është në pronësi të klubit Hellas Verona i bashkohet kampionëve të Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit, me të drejtë blerje nga Partizani. 19-vjeçari, i cili është prezantuar sot në ambientet e klubit, do të mbajë në fanellë numrin 66. Ekuban menjëherë i është bashkuar skuadrës, për të qenë në dispozicion të trajnerit Franko Lerda”, njofton klubi i kuq.