“Eksperiencë e madhe, kthehet te familja e kuqe”! Partizani zyrtarizon trajnerin, vjen Gerd Haxhiu

Gerd Haxhiu do të jetë pjesë e Partizanit në të ardhmen. Ky është njoftimi i mbërritur nga të kuqtë, teksa Haxhiu do të drejtojë ekipin e U-21. Kryeqytetasit bëjnë të ditur këtë rikthim dhe theksojnë eksperiencën e madhe që do t’u vijë në mbështetje akademisë.

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trainer rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani.

Ekipi U-21 do të startoj zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *