Ekskluzive/ Zvicra tha se do ta tundojë që të ndërrojë zgjedhjen, familjari i Adrian Bajramit: Tifozët të mos shqetësohen, përgjithmonë i SHQIPËRISË

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria është duke u mbushur dita-ditës me “xhevahir” që do t’u rritet vlera me kalimin e kohës. Një prej tyre është edhe Adrian Bajrami. Mbrojtësi 19-vjeçar është kapiten i Benfikës U-23 dhe i regjistruar në ekipin e parë të gjigantëve portugez, nëse e shohin të arsyeshme për ta thirrur, lejohet menjëherë për të dhënë kontributin e tij.

Këto të dhëna mjaftojnë për të kuptuar potencialin e këtij lojtari që preferon rolin e qendër mbrojtësit, por mund të përshtatet edhe në krahë. E si për të mbyllur këtë çështje rreth potencialit real të Bajramit, theksojmë se menaxheri i tij është i njëjti me të Kristiano Ronaldos, Mendes, ndërsa Zvicra nuk po heq dorë dhe po kërkon ta tundojë edhe pasi veshi fanellën e Shqipërisë së fundmi.

A duhet të shqetësohen shqiptarët mbi një ndërrim zgjedhje të djaloshit? “Sport Ekspres” ka komunikuar me familjarin e Adrianit, dajën e tij, Shpëtimin. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me 19-vjeçarin përtej asaj të gjakut dhe familjar, por është njëkohësisht personi që i qëndron me afër dhe e këshillon sa i përket zgjedhjeve të tij në karrierë. Si qëndron e vërteta? Tashmë është mësuar gjithçka.

“Aktualisht Adriani luani në ekipin U-23 të Benfikës dhe është kapiteni i saj. Shpresojmë se do t’i jepet mundësia për të qenë pjesë e ekipit të parë të saj. Dëshira më e madhe e të gjithë lojtarëve është që të luajnë njëherë në Premier League, pse jo edhe Adriani

Pasi i kërkojmë disa fotografi, Shpëtimi na tregon veten teksa ishte prezent në stadium në Francë, në atë Europian që Shqipëria u kualifikua për herë të parë. “Ndeshjet e Kombëtares i kemi ndjekur rregullisht në television, por edhe në stadium. Si model, Adriani ka Lorik Canën dhe Berat Gjimshitin”.

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë në gjirin e saj një lojtar me prejardhje nga Ohri. Shpeshherë është ngatëtruar origjina e Bajramit dhe për këtë arsye, Shpëtimi e tregon të vërtetën: ‘Unë së bashku me nënën e Adrianit, e kemi prejardhjen nga Kërçova. Por nëna e Adrianit është martuar në Ohër te familja Bajrami dhe Adriani qëndronte aty”.

Në orët e fundit ka qarkulluar lajmi në median më prestigjoze të Zvicrës se nuk do të hiqnin dorë nga ky mbrojtës. Madje pjesëtar të Federatës janë shprehur se janë ende në kontakte me lojtarin dhe do të tentojnë t’i ndryshojë mendjen, duke parë se këto dy ndeshje të Shqipërisë nuk janë zyrtare. Por a duhet të shqetësohen tifozët shqiptarë? “Adrian e ka bërë zgjedhjen e tij, do të veshi fanellën kuqezi përgjithmonë. Tifozët e Kombëtares nuk kanë arsye për t’u shqetësuar mbi këtë çështje”.

Të njëjtën rrugë që e ndoqi Adriani, më herët e ka ndjekur Nedim Bajrami. Sa ka ndikuar një zgjedhje e tillë? “E kemi ndjekur kalimin e Nedimit më herët. Por zgjedhjen e kemi bërë vetë ne, familjarët e Adrianit së bashku me të”, mbyll Shpëtimi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online