Ekskluzive/ Vllaznia dhe Superiorja mbeten duarbosh, zbulohet se ku do ta shohim Dejvi Bregun sezonin tjetër

Nga Klaudio Ndreca

Teksa në krye kanë ardhur drejtuesit e rinjë te Vllaznia, klubi dhe tifozët janë dukë ëndërruar për të mbërritur sa më larg. Kështu do të hidhej edhe ideja për transferimin e Dejvi Bregut te shkodranët. Për lojtarin në fjalë është bërë e ditur prej disa kohësh që Superiorja do të ishte plani “B” për të, nëse do të dështonte mundësia për të kaluar në Europë.

Për këtë pjesë është duke punuar Adrian Aliaj, një ikonë e Kombëtares së Shqipërisë, që tashmë po ngrihet në të njëjtën lartësi edhe si menaxher. Por ku do të transferohet Dejvi Bregu dhe ku do ta shohim në sezonin e ardhshëm? “Sport Ekspres” mëson se për këtë futbollist ka dy oferta shumë interesante që vijnë nga Polonia dhe Turqia. Për momentin janë duke u shqyrtuar këto dy mundësi dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet brenda pak ditësh, për të mbërritur në një nga dy destinacionet në fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online