Ekskluzive/ “Vetëm unë e di pse Tirana humbi në Durrës, nuk do e besoni”! Egbo: Partizani dhe gjithë Shqipëria nuk e harrojnë dot Tiranën time

Nga Klaudio Ndreca

Egbo është një prej trajnerëve që do të kujtohet gjatë te Tirana. Njeriu që theu mallkimin e bardhebluve në derbin me Partizanin, që e mori ekipin nga vendet e fundit për ta shpallur kampion, që arriti disa fitore pozitive radhazi dhe në fund pjesëmarrja në Europë ishte jo pak e bukur.

Të gjitha këto arritje ishin mbreslënëse dhe për këtë arsye Egbo duhet të komplimentohet. Teuta ishte skuadra që i prishi magjinë në Durrës asokohe, teksa pas 15 fitoreve dhe 1 barazimi, Tirana e Egbo do të humbiste në atë transfertë. Tashmë ky kundërshtar duket se është kthyer në “mace të zezë” për bardheblutë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Egbo shprehet se Teuta është një ekip normal dhe nuk ka asgjë të veçantë për Tiranën në lidhje me këtë kundërshtar.

“Humbja e Tiranës kundër Teutës? Nuk është se Teuta ka diçka ndryshe. Thjesht i duheshin pikët për t’u larguar zonës së ftohtë të klasifikimit dhe ishin të movituar maksimalisht, më tepër se Tirana për të marrë pikët e plota. Kjo është e gjitha. Të gjitha ekipet e vendit të parë e kanë gjithmonë ndeshjen e vështirë, sepse çdo rival tenton të fitojë kundër një ekipi si Tirana. Në kohën time, vetëm unë e di dhe mund ta shpjegoj se pse dhe si Tirana e humbi atë ndeshje në Durrës. Shumë njerëz nuk do e besojnë, por do ta shpjegoj unë. Do ta lexoni edhe te libri që kam shkruajtur unë, është në përfundim, do të botohet së shpejti.

Po ju zbuloj vetëm diçka të vogël, kur luajtëm atëherë ne me Teutën ishte ndeshja e 17, kishim fituar 15 ndeshje dhe kishim marrim një barazim në 16 javë rresht, që i bie numri 7 në numerologji, 1+6=7.  Atë që e dinë kuptimin e saj, pas 7 është gjithmonë fillimi i ri. Është besimi që kam në Zot dhe mësimet e marra nga ai, përveç punës së madhe që është bërë nga stafi e ekipi, sakrifica, harmonia dhe zemra e pastër që kemi punuar në ekip”, tha Egbo.

E teksa e pyesim se kush është ekipi më i mirë mes Tiranës së tij dhe atë të Shehit, Egbo nuk kërkon të ul meritat e kolegut të tij, përkundrazi, e vlerëson atë. Megjithatë Egbo mendon se ekipi i tij ishte i një tjetër niveli. “Kam shumë respekt për Shehin dhe ekipin e tanishëm të Tiranës. Nuk do ta jap përgjigjen se kush është ekipi më i mirë, por do ta shpjegojë thjesht kështu dhe përgjigjuni ju vetë. Një ekip që kishte dal kampion duke ardhur nga vendi i 8 në tabelën e klasifikimit me 12 pikë më pak nga vendi i parë. Një ekip që nuk humbi asnjë ndeshje në 16 javë kampionati, duke fituar 15 ndeshje rresht dhe 1 barazim.

Një skuadër që bëri mrekulli pafund, ku shumë njerëz nuk e shpjegojnë dhe e kuptojnë dot se çfarë dhe si ka ndodhur, a mund të krahasohet dot ndonjëherë me një ekip tjetër tani? Do të ishte gabim i madh, nuk duhet diskutuar fare. Kampionati ynë ishte për t’u vendosur në kornizë, nuk hiqet kollaj nga mendja dhe truri i tifozëve, qoftë të Tiranës, Partizanit, Kukësit apo ekipeve të tjera në Shqipëri që ishin pjesë e atij kampionati”, tha Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online