Në Kinë kanë marrë një vendim të çuditshëm për futbollin dhe për vazhdimësinë. Autoritet kanë vendosur që të gjithë sportistët dhe trajnerët të cilët kanë tatuazhe nuk mund të punojnë në këtë shtet. Ndërsa për personat që janë aktualisht pjesë e futbollit të Kinës duhet që t’i mbulojnë tatuazhet nëse munden, në të kundërt duhet t’i heqin ato me lazer. Albi Alla dhe Ergys Luga e pësojnë nga ky rregull i ri. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me trajnerin që punon te moshat e Guangzhou që tregon gjithë situatën:
“Na ka ardhur njoftimi, ne që jemi trajnerë e pësojmë të parët sepse duhet të jemi shembulli. Duhet të detyrohemi që t’i fshijmë tatuazhet sepse edhe gjatë seancave stërvitore do të jetë duke drejtuar ekipin dhe po konsiderohet si mungesë kulture këtu nëse dikush ka tatuazhe. Personalisht unë kam tre tatuazhe dhe dy prej tyre janë në vende të dukshme gjatë verës. Në qytetin e Guangzhou është dimër i shkurtër dhe verë e gjatë, prandaj duhet të qëndrojë me mëngë të gjata, e cila është shumë e vështirë për kushtet klimaterike. Në të kundërt, duhet që ta heq tatuazhin me lazer. Edhe në ekip kam futbolliste me tatuazhe. Personalisht ky vendim më duket i çuditshme pasi në Europë nuk e quajnë tabu”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/