Getafe e surprizon Realin e Madridit në 2022! Fiton me 26% të mbajtjes së topit, i ndez shpresën Seviljës për titull në La Liga

Getafe e ka nisur me një rezultat mbreslënës vitin 2022. Ekipi i drejtuar nga Flores ka mundur me shifrat 1-0 Realin e Madridit. Golin e vetëm të takimit do ta realizonte Unal në minutën e 9, për të përmbyllur edhe historinë e ndeshjes. Madrilenët dominuan në gjithë takimin, por kjo nuk i mjaftoi për të dalë me pikë nga transfertë.

Statistikat ishin të frikshme pasi Getafe kishte vetëm 26 përqind të mbajtjes së topit dhe sërish arriti që të fitonte. Pas këtij rezultati, Seviljës i ndizet ëndrra për titull. Nëse do të arrijnë që të fitojnë dy ndeshjet që kanë më pak se Reali i Madridit, Sevilja do të shkonte vetëm dy pikë larg madrilenve kryesues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online