Ekskluzive/ “U futëm te faqja e Partizanit”! Në Ganë tregojnë si mësuan lajmin e Dwamenas dhe flasin për familjarët e tij: Ishin të lumtur nga Shqipëria

Rapahel Dwamena ndërroi jetë pas përballjes mes Egnatias dhe Partizanit, teksa gjatë ndeshjes futbollisti ra pa ndjenja në tokë dhe më pas u transportua drejt spitalit, atje ku u mbyll para kohe ëndrra e madhe e sulmuesit ganez. Emisioni “Koha Shtesë” i “Sport Ekspres”, këtë herë ka dalë nga tema e Kombëtares dhe ka folur për rastin Dëamena me një gazetar të njohur në Ganë, vendlindjen e Dwamenas, Nuhu Adams. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

Gazetari tregon se pasi ka luajtur me disa ekipe në Europë, më pas skuadrat në katër shtete të ndryshme vendosën që ta largonin Dëamenan për shkakun e problemit të tij. “Në vitin 2017 Dwamena ishte gati që të shkonte te Brighton në Premier League, por problemet me zemrën nuk e lanë. Megjithatë ai vazhdoi të luante, pavarësisht se kishte probleme të tilla. Më pas shkoi te Levante, ku doktori i testeve mjekësore e këshilloi që të linte përfundimisht futbollin. Dwamena ishte një person që donte të luante me çdo kusht. Kështu vendosi që të mos dorëhiqet nga futbolli dhe vazhdojë të luajë. Pas Spanjës, u largua në klube të tjera, në Austria 2. Luajti disa ndeshje aty dhe më pas shkoi në Danimarkë, ku e larguan edhe aty për shkak të problemeve të zemrës. Fakti që luajti në Shqipëri e bëri Dwamenan që të ndihej shumë i lumtur. Edhe nga Kombëtarja e Ganës iku për këtë arsye.

Dwamena ka luajtur me Kombëtaren edhe më para. Shënoi dy gola në një ndeshje në Kupën e Afrikës. Ishte një talent shumë premtues. Pasi u zbulua problemi me zemrën, Kombëtarja vendosi ta ruante duke e larguar. Por duke parë formën e tij te Egnatia në Shqipëri dhe nëse Egnatia do të shkonte në grupet e Conference League, Dwamena mund të thirrej edhe njëherë në Kombëtare të paktën për ta parë nëse do të përballonte dot nivelet e larta.

Si e mësova lajmin? Si të gjithë gazetarët, po kërkoja në internet për Dwamenan derisa pashë lajmin e tij. Ne kërkojmë për lojtarët ganezë sesi luajnë jashtë vendit tonë. Më pas hyra te faqja e Partizanit në Facebook për të mësuar nëse ishte e vërtetë dhe aty e konfirmova. Pyeta edhe disa njerëz të tjerë, të gjithë po na e konfirmonin lajmin. I ka shokuar shumë njerëz në Ganë. Njerëz afër tij më kanë konfirmuar që lojtari ishte me besim të lartë së do të vazhdonte të luante. Ai ka shumë shokë gazetar, prandaj kam qenë në kontakt me të, edhe nëpërmjet këtyre njerëzve. Dwamena ishte shumë i lumtur, gjithashtu edhe pjesëtarët e tij të familjes ishin të lumtur me të në Shqipëri”, u shpreh gazetari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *